Serbi, sekuestrohet sasi e madhe parash në pikën kufitare në Batrovci-Bajakovo

Serbi, sekuestrohet sasi e madhe parash në pikën kufitare në Batrovci-Bajakovo

Me Date 05.09.2025-Eshte arrestuar shtetasi Serb E.A. (1986) me vendbanim ne komunen Presheves,për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Me Date 05.09.2025-Doganierët serbë në bashkëpunim me policinë Pasditen e se premtes kanë penguar tentativën për kontrabandimin e më shumë se 70 mijë Franka Zviceriane dhe 38 mije eurove të padeklaruara në pikën kufitare të Batrovcit ne Drejtim Te Serbisë,pas çka u sekuestrua automjeti me të cilin u kontrabanduan mallrat dhe vlera e përgjithshme shkoi në mbi 130 mijë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personi i dyshuar po udhetonte nga Franca dhe Kishte Kaluar Tranzit ne Zvicerr kishte Deklaruar i Dyshuari ne Fjale.

MPB-ja e Serbisë njoftoi se pjesëtarët e Departamentit Kundër Korrupsionit, Departamenti i Beogradit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Drejtorinë Doganore dhe me urdhër të Departamentit Special Kundër Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, arrestuan shtetasin Serb E.A. (1986) për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të pastrimit të parave.

Ai akuzohet se ka pasur për qëllim transportimin e parave , të cilat dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale.

Të gjitha paratë e gjetura, vetura dhe pasagjerin i kaluan për procedurë të mëtejshme Prokurorisë së Lartë Publike dhe ndaj tyre do të zhvillohet procedimi penal.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *